back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNikollë Lesi kundër Berishës/ “Çmendet” Fatmir Mediu

Nikollë Lesi kundër Berishës/ “Çmendet” Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, kreu i PR-së, tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërsa Lesi theksoi se kjo opozitë nuk fiton dot zgjedhjet me Sali Berishën kryetar. Ai tha se Berisha është burrë shteti dhe njeri që ka bërë karrierë politike, por se me të në krye të PD, Partia Demokratike nuk fiton dot zgjedhjet.

Kë deklarata i bëri gjatë një debati në rubrikën Opinion në News 24 me botuesin Nikolla Lesi.

Fatmir Mediu: Patronazhistët përdorin të dhënat.

Nikollë Lesi: Opozitën nuk duhet ta drejtojë Sali Berisha.

Fatmir Mediu: Pa Sali Berishën, PD do të humbë 200 mijë vota. Nuk të hap kush krahun në politikë më kot. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Ka një skemë për të garantuar fitoren e qeverisë në zgjedhje.

Nikollë Lesi: Që të vijë opozita në pushtet duhet frymë dhe të thotë emër tjetër e jo ata që kanë qenë. Edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha konkurrojnë për mandatin e katërt. Sali Berisha e ka bërë karrierën e vet, por me Berishën, opozita nuk fiton zgjedhjet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat