back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia"S'jam unë peshku i madh/ Koka: Hapni telefonin e Monikës

“S’jam unë peshku i madh/ Koka: Hapni telefonin e Monikës

Në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shpërthyer në sallën e gjyqit duke u shprehur se nuk është ai peshku i madh. kjo pasi sot në Apel, prokurorët e SPAK kërkuan që Lefter Koka dhe Alqi Bllako të dënohen nga GJKKO siç u dha në pretencën e akuzës prej tyre.

Koka u bëri thirrje prokurorëve të hapin telefonin e Monika Kryemadhit, pasi aty nuk do gjejnë asnjë komunikim të tijin me Kryemadhin. Për Kokën, kërkojnë ti shtohet dënimi edhe për shpërdorim detyre. 

Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletet e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua. Nuk duhet te ishte ndare dosja por te hetoheshin bashke.  Ata që më kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nese hapni telefonin e Monikes, nuk do gjeni asnje komunikim me mua në të’, u shpreh Koka në sallën e gjyqit./ Shqiptarja.com

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat