Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u paraqit paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai mbërriti rreth orës 10:20 dhe qëndroi brenda për afro një orë.
Pas daljes, Noka u shpreh shkurtimisht për mediat se qëllimi i paraqitjes së tij ishte “për një sërë kallëzimesh”, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e tyre apo objektin e kallëzimeve.
Vizita e tij në SPAK vjen në një kohë kur hetimet për zyrtarë të niveleve të ndryshme kanë marrë një vëmendje të shtuar publike dhe politike.