Një 55 vjeçare do të ndiqet penalisht pasi, nuk deklaroi shumën e 11 800 eurove që kishte më vete, ndërsa do të udhëtonte drejt Greqisë.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove’, njoftoi sot policia.