back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNuk hetohet çifti Xhaçka–Gaçi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e...

Nuk hetohet çifti Xhaçka–Gaçi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, duke rrëzuar rekursin e Fredi Belerit për hetimin penal ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist Artan Gaçi. Vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve Sokol Binaj – relator, Ilir Panda dhe Sander Simoni, të cilët konfirmuan qëndrimin se nuk ka vend për nisjen e procedimit penal.

Beleri e kishte kallëzuar çiftin për disa vepra penale në lidhje me privatizimin e tokave në zonën bregdetare të Himarës, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti turistik, projekt për të cilin Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik. Por, ashtu si SPAK që dy herë më parë vendosi “mosfillimin e procedimit penal”, edhe Gjykata e Lartë nuk gjeti bazë për hapjen e hetimeve.

Ndërkohë, pavarësisht se refuzoi hetimin ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, SPAK nisi ndjekjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në procesin e tjetërsimit të dy sipërfaqeve të tokës që u lidhën më pas me projektin e investitorit strategjik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat