back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Nuk kam lidhje me grupe kriminale”/ Kryebashkiaku Marinaj: Mashtrime, nuk jam në...

“Nuk kam lidhje me grupe kriminale”/ Kryebashkiaku Marinaj: Mashtrime, nuk jam në hetim

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka qëndruar përreth dy orë.

Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Marinajt në SPAK, por vetë kryebashkiaku ka deklaruar para mediave se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.

“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj.

Kujtojmë se një vit më parë, Paria Demokratike iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, i cili sipas demokratëve, akuzohej nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat