Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka qëndruar përreth dy orë.
Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Marinajt në SPAK, por vetë kryebashkiaku ka deklaruar para mediave se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.
“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj.
Kujtojmë se një vit më parë, Paria Demokratike iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, i cili sipas demokratëve, akuzohej nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.



