Nvidia ka lançuar një tjetër përditësim të driver-it grafik që adreson problematikat e shfaqura në seritë RTX 50.
Versioni 576.26 i driver-it është bazuar në lançimin e mëhershëm 576.02 në fillim të muajit i cili në vetvete përmbante një numër rregullimesh për probleme të shfaqura në të kaluarën.
Ky i fundit adreson një problem me temperaturën gjithashtu problemet me dridhjet e ekranit në lojëra si Forza Horizon 5, korruptimin grafik në Forza Motorsport dhe rënien e kartave grafikave RTX 50 në Black Myth: Wukong.
Gjithashtu adreson probleme në Red Dead Redemption 2, Horizon Forbidden West, Dead Island 2 dhe Resident Evil 4 Remake.
Është hera e pestë që Nvidia ka lançuar një përditësim për rregullimin e problemeve të shfaqura muajt e fundit që nga debutimi i serive RTX 50 në Janar.