back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNxiten zanatet, garantohet punësim/ 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë...

Nxiten zanatet, garantohet punësim/ 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit

Elisabeta Dosku

Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional edhe përgjatë viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë aktualisht bizneset për fuqi punëtore.

Referuar dokumentit të projektbuxhetit,  synohet rritja e aksesit në arsimin e mesëm profesional duke synuar që në vitin 2026 të tërhiqen 20% e nxënësve që ndjekin ciklin e arsimit e mesëm, nga 17.9% që parashikohet të arrijë në fund të vitit 2024.

Ndërkohë, rëndësi i jepet punësimit pas diplomimit, ky synohet rritja e përqindjes së të diplomuarëve/certifikuarve të punësuar 1 vit pas diplomimit nga 47.25% në vitin 2024, në 57.7% në vitin 2025, në 58% në vitin 2026 dhe 58.7% në vitin 2027.

Pra, në një hark kohor prej tre vitesh, numri i nxënësve që kanë një diplomë në arsim profesional dhe punësohen, të rritet me 11.5%.

Qeveria synon gjithashtu që më shumë individë të jenë pjesë e kurseve të formimit profesional. Konkretisht parashikohet rritje e numrit të të diplomuarve në agjencitë e formimit profesional nga 3000 në vitin 2024, në 3200 në vitin 2025 dhe 3350 në vitin 2027.

Rritja e numrit të nxënësve që vijnë nga zonat rurale, të cilët ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale është një tjetër objektiv, ky synohet një nivel nga 40% e totalit në vitin 2024 në 47% e totalit në vitin 2027 dhe njëkohësisht synohet rritja e numrit të nxënësve romë dhe egjiptianë që ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale nga 630 nxënës në vitin 2024 në 670 nxënës në vitin 2027./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat