back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPërplasje për dosjen e nënës së gjyqtarit/ Prokurorja padit KLP-në

Përplasje për dosjen e nënës së gjyqtarit/ Prokurorja padit KLP-në

Prokurorja e Tiranës, Sonila Muhametaj, ka paditur Këshillin e Lartë te Prokurorisë, duke kërkuar rikthimin e një dosjeje hetimore që i është hequr nga duart, në një çështje që lidhet me plagosjen në aksident të nënës së një gjyqtari të lartë.

Çështja është dërguar për shqyrtim në Gjykata Administrative e Apelit, ku prokurorja kundërshton vendimin e drejtuesve të prokurorisë dhe të KLP-së për transferimin e dosjes tek një prokuror tjetër.

Hetimi ishte regjistruar më 15 janar 2026, ditën kur shtetasja Luleart Mici u plagos si kalimtare në një aksident automobilistik. Në dosje ishte nën hetim shtetasi Ilir Qëndro, i cili më herët ishte lënë i lirë nga gjykata pas një mase arresti me afat, ndërsa priteshin ekspertizat e kamerave të sigurisë për vijimin e hetimeve.

Sipas drejtuesve të prokurorisë, arsyeja e heqjes së dosjes lidhet me faktin se Muhametaj dhe gjyqtari i lartë, djali i të dëmtuarës, kanë përfunduar së bashku Shkollën e Magjistraturës, çka sipas tyre krijon konflikt interesi.

Por prokurorja e kundërshton këtë argument, duke e cilësuar vendimin të pabazuar dhe duke këmbëngulur se duhet të vijojë vetë hetimin. Ankesa e saj në KLP është rrëzuar, çka e ka detyruar t’i drejtohet gjykatës për zgjidhje.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, në një çështje që prek drejtpërdrejt debatin mbi pavarësinë e prokurorëve dhe kufijtë e konfliktit të interesit në sistemin e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat