back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Oso Kuka” i Prokurorisë/ Bilanci i errët i Olsian Çelës

“Oso Kuka” i Prokurorisë/ Bilanci i errët i Olsian Çelës

Olsian Çela, në fund të këtij viti përfundon mandatin si Prokuror i Përgjithshëm. I gjithë mandati i tij është karakterizuar nga një mungesë transparence, të cilën ai e kishte si objektiv kur u emërua.

Por në fakt, në praktikë, ai ka zgjedhur të qëndrojë i mbyllur si “Oso Kuka” përballë mediave, duke mos iu përgjigjur kërkesave për intervista apo kërkesave për sqarime mbi çështje me interes publik. Sa herë janë kërkuar intervista, ato janë refuzuar, ndërsa në raste të tjera nuk është kthyer asnjë përgjigje, duke lënë në heshtje të plotë kërkesat e mediave.

Kjo mungesë komunikimi nuk ka qenë episodike, por e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit, duke krijuar një model ku institucioni i akuzës duket i pakapshëm për publikun dhe median.

Të vetmet dalje publike të tij kanë qenë në Kuvend dhe në Komisionin e Ligjeve, ku paraqitet për të prezantuar raportin dhe përballet me deputetët, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas vëzhgimeve, nuk dinë t’i drejtojnë as pyetje, e jo më t’i kërkojnë llogari. Edhe këto seanca kanë qenë më shumë formale sesa një ballafaqim real me problematikat e sistemit.

Të paktën “Oso Kuka” u vetëflijua për një qëllim, po Olsian Çela për çfarë po “vetëflijohet”? Mandati po mbaron vetëm me objektiva në letra, raporte statistikore dhe hartime udhëzimesh, duke u justifikuar vazhdimisht me kompetencat e kufizuara dhe mungesën e hapësirave ligjore.

Në vend të një Prokurorie të Përgjithshme më të hapur dhe llogaridhënëse, është ndërtuar një model ku komunikimi me publikun duket i filtruar, i centralizuar dhe i kontrolluar deri në detaj, duke mos lejuar as prokuroritë e rretheve të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me median.

I gjithë informacioni, ose më saktë komunikatat për shtyp për punën e prokurorive të rretheve, shpërndahen nga Prokuroria e Përgjithshme. Në shumë raste, këto njoftime janë të thata, teknike dhe nuk përbëjnë as lajm real për publikun, por paraqiten si “transparencë”.

Në këtë mënyrë,transparenca është kthyer në një procedurë formale, ndërsa llogaridhënia publike mbetet minimale. Heshtja ndaj mediave dhe mbyllja institucionale, sipas kësaj qasjeje, janë bërë tipari më dominues i mandatit të Çelës.

Më poshtë po sjellim disa nga deklaratat e tij, bërë në Komisionin e Ligjeve apo në Kuvend, të cilat “E Vërteta”, i ka zbardhur në mënyrë korrekte dhe profesionale.

/E Vërteta.al

Dosjet hetimore “mbysin” Prokurorinë/ Olsian Çela zbardh bashkëpunimin me SPAK-un dhe problematikat

Nga presioni ndaj prokurorëve te hetimi i krimeve zgjedhore/ Olsian Çela i vë pikat mbi “i”

“Koordinim dhe veprim i përbashkët”/ Olsian Çela zbulon strategjinë për goditjen e krimit në rajon

“E papranueshme”/ Olsian Çela kritika prokurorëve: Ankohen nëpër ambasada për vendimet e Apelit

“Kodet i bëjnë profesorët, ky proces kërkon kujdes të madh”/ Olsian Çela flet pa dorashka

Olsian Çela: Drejtësia nuk ndërtohet me më shumë burgje

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat