back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 23 Maj, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga presioni ndaj prokurorëve te hetimi i krimeve zgjedhore/ Olsian Çela i...

Nga presioni ndaj prokurorëve te hetimi i krimeve zgjedhore/ Olsian Çela i vë pikat mbi “i”

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela në një prononcim për gazetarët tha se prokurorët e përgjithshëm, edhe pse jo në të njëjtin nivel me kolegët e SPAK, përballen me presione.

Megjithatë ai deklaroi se kuadri ligjor siguron mbrojtje për prokurorët.

“Natyra e çështjeve që trajtojnë prokurorët e përgjithshëm ua bën më pak probabël përballjen me presion të jashtëm, megjithatë puna jonë është e tillë që bën të mundur përballjen me presionin. Sot i gjithë kuadri ligjor siguron mbrojte për prokurorët”, tha ai.

Çela u ndal edhe në zyrën e ngritur që nga 11 prilli me SPAK në KQZ, në lidhje me krimin zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.“Qëllimi i zyrës ka qenë stacionimi i i oficerëve dhe prokurorëve aty për filtrimin e informacioneve. Vlerësohet kompetenca lëndore dhe i kalohet prokurorisë përkatëse duhet kursyer kështu dhe kohë.
Kemi krijuar infrastrukturën për t’iu përgjigjur çdo lloj eventualiteti”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat