back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykataPaga me vendim gjykate?/ Rama: Në Shqipëri gjyqtarët nuk kërkojnë drejtësi, por...

Paga me vendim gjykate?/ Rama: Në Shqipëri gjyqtarët nuk kërkojnë drejtësi, por rritje rroge

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së përsëritur të Unionit të Gjyqtarëve për rritje të pagave, përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim në rrjetin social “X”, Rama e cilësoi këtë praktikë si të paprecedentë dhe të dëmshme, duke akuzuar Unionin për një përpjekje të rrezikshme për të uzurpuar kompetencat e ekzekutivit.

“Një praktikë unikale dhe e padëgjuar në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri”, shkroi Rama, duke iu referuar vendimit të vitit 2022, kur Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Unionit për barazimin e pagës së gjyqtarëve me atë të drejtorëve të lartë në Kryeministri.

Kryeministri paralajmëroi se qeveria nuk do të qëndrojë më neutrale përballë këtij “abuzimi shumëdimensional”, që sipas tij “cënon Kushtetutën, balancën e pushteteve dhe seriozitetin e vetë Republikës së Shqipërisë”.

Rama u shpreh se Unioni i Gjyqtarëve po kërkon për të dytën herë brenda tre viteve një rritje pagash prej rreth 700 eurosh, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për ta shndërruar privilegjin në të drejtë të përjetshme.

“Pra, sipas Unionit, kjo Republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota, në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!”, ironizoi Rama.

Në përmbyllje, ai tha se heshtja që qeveria ka mbajtur në të kaluarën për hir të respektit institucional nuk do të përsëritet, duke theksuar se ekzekutivi do të kundërshtojë çdo ndërhyrje që, sipas tij, minon themelet e shtetit të së drejtës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat