Çmimi i bukës, i karburantit dhe jo vetëm po rriten dita-ditës, duke vënë nën presion të konsiderueshëm buxhetet familjare në Shqipëri.
Buka është shtrenjtuar deri në 20 lekë/kg, ndërsa pagat mesatare mbeten të papërballueshme për rritje të tilla.
Rritja e çmimeve
Buka: Çmimet janë rritur deri në 20 lekë për kilogram, duke arritur deri në rreth 100 lekë/kg në disa zona të Tiranës dhe deri në 120 lekë/kg në periferi.
Grupi “Ushqime dhe Pije jo-alkoolike” ka një rritje vjetore prej +3.5% .
Grupi “Qira, Ujë, Energjia dhe Karburantet” ka patur një rritje prej +1.8%.
Inflacioni i përgjithshëm ishte 2.4% në qershor, dhe 2.3% në muajt pasues.
Nafta: Çmimet për litër janë rritur me 2 USD , duke renditur Shqipërinë si vend e 7-të, në botë dhe të 5-të në Evropë për çmimin e karburantit.
Paga mesatare, realiteti ekonomik
Në muajt e parë të vitit 2025, paga mesatare bruto ishte 82,21 lekë në muaj, me një rritje prej 11.6% krahasuar me vitin e vitit të shkuar.
Në katërmujorin e fundit të 2024, paga mesatare bruto ishte pak më e lartë, 83,401 lekë.
Ndikimi ekonomik mbi familjet
Një rritje prej 10–20 lekë/kg, ndikon shumë tek familjet me të ardhura të ulëta.
Me një pagë mesatare bruto prej rreth 82,000 lekë (mesatarisht 67,000 lekë neto), shumica e qytetarëve po shpenzojnë një pjesë të të ardhurve vetëm për produktet bazë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni aktual ndodhet pak nën objektivin prej 3%, dhe parashikohet të stabilizohet në gjysmën e parë të vitit 2026.
Ndërsa Qeveria, deri tani, ka deklaruar se po monitoron tregun dhe po merr masa mbështetëse për familjet me të ardhura të ulëta, por ende nuk zbatohen masa konkrete për shëndetin e menjëhershëm.