back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPaketa e maleve/ Tokat për investitorët me çmim simbolik dhe përjashtime tatimore

Paketa e maleve/ Tokat për investitorët me çmim simbolik dhe përjashtime tatimore

Qeveria ka miratuar 39 zona zhvillimi si pjesë e paketës për zonat malore në 7 bashki të vendit, duke synuar nxitjen e investimeve ekonomike, industriale dhe turistike.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në Shkodër, Mat dhe Shijak.

Në Shkodër, janë përcaktuar pesë zona, përfshirë fshatin Theth dhe Nderlysaj në njësinë administrative Shalë, ndërsa në njësinë administrative Guri i Zi janë miratuar tre zona: Rragam, Sheld dhe Mazrek–Shpor. Totali i tokës në dispozicion për investime në këtë bashki është 4,420 hektarë.

Në Mat, zonat e zhvillimit përfshijnë liqenet e Gërmanit, ish-Vilën e Zogut dhe kurorën e fshatit Selixë, me një total prej 620 hektarë.

Në Shijak, janë përcaktuar 20 zona zhvillimi në njësitë administrative Maminas dhe Gjepalaj, me një total prej 302 hektarë tokë për investime.

Më herët, në fund të muajit tetor, qeveria kishte miratuar 11 zona prioritare zhvillimi në bashkitë Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar. Në Belsh janë shpallur 5 zona në fshatrat Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas dhe Fierzë, ndërsa në Elbasan 4 zona në Funar, Gjinar, Tregan dhe Shushicë. Bashkitë e Përmetit dhe Skraparit kanë nga një zonë zhvillimi.

Sipas vendimit të qeverisë, çdo investitor që ka tokë prej më shumë se 10 vitesh dhe një plan biznesi, mund të blejë tokën me një vlerë simbolike prej 1 euro. Për 500 përfituesit e parë, paketa parashikon përjashtime nga tatimet dhe taksat për 10 vitet e para, duke përfshirë TVSH, tatimin mbi fitimin, taksën e pronës dhe taksën për ndikimin në infrastrukturë.

Zona e zhvillimit është dedikuar për aktivitet ekonomik, industrial dhe turistik, duke synuar nxitjen e investimeve private dhe zhvillimin e ekonomisë malore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat