back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPark urban apo prishje banesash?/ TID ndez protestat në Durrës, Rama zbarkon...

Park urban apo prishje banesash?/ TID ndez protestat në Durrës, Rama zbarkon në Bashki

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para Bashkia Durrës, duke kundërshtuar projektin TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon transformimin e zonës arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të banorëve po zhvillojnë edhe një takim në bashki, ku ka mbërritur për diskutime mbi projektin edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas raportimeve, Rama ka hyrë në ambientet e bashkisë, ndërsa banorët e mbledhur jashtë nuk kanë mundur të afrohen për të komunikuar drejtpërdrejt me të.

Projekti TID parashikon restaurime në zonën arkeologjike dhe riorganizim të rrugëve, por një pjesë e qytetarëve kanë shprehur shqetësime se ndërhyrjet mund të çojnë në prishjen e banesave të tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat