back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPresidenti Begaj dekreton datën/ Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

Presidenti Begaj dekreton datën/ Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar datën e mbledhjes së parë të Legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Deputetët e rinj do të betohen më 12 shtator 2025, në orën 10:00, një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohen ministrat e qeverisë së re Rama 4.

Në mesazhin e tij për Parlamentin e ri, Presidenti Begaj thekson rëndësinë e Kuvendit si simbol i demokracisë dhe vend ku deputetët duhet të përkushtohen ndaj përgjegjësive dhe interesave të qytetarëve. Ai nënvizon se Shqipëria ndodhet në një moment historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se legjislatura e re ka detyrimin të vazhdojë reformat, të përditësojë legjislacionin dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverisjen.

Presidenti thekson gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, përfshirjen e shoqërisë civile, medias dhe ekspertëve në procesin ligjvënës, si dhe nevojën për të adresuar sfidat strategjike të vendit si drejtësia, ekonomia, arsimi, shëndetësia, teknologjia dhe ndryshimet klimatike.

“Deputetët kanë marrë një besim të çmuar nga qytetarët, dhe kjo është koha ta kthejnë atë besim në veprim për përmirësimin e jetës së përditshme dhe zhvillimin e vendit,” përfundon Presidenti Begaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat