back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPas arrestimit të Veliajt/ Gjykata kthen në detyrë Alban Dokushin

Pas arrestimit të Veliajt/ Gjykata kthen në detyrë Alban Dokushin

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, duke rrëzuar vendimin për shkarkimin e tij si të paligjshëm.

Sipas vendimit gjyqësor, largimi i Dokushit nga detyra është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin dhe përbën shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Gjykata ka vlerësuar se procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës nuk kanë respektuar parimet themelore të ligjshmërisë dhe të së drejtës administrative.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur gjendjen juridike të mëparshme të Alban Dokushit dhe detyruar Bashkinë e Tiranës ta rikthejë atë menjëherë në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Alban Dokushi ishte shkarkuar nga detyra me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Me këtë vendim, Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Dokushit, ndërsa Bashkia e Tiranës është e detyruar të zbatojë menjëherë vendimin gjyqësor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat