back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaPas kërcënimeve të Trump/ Berlini reagon: Groenlanda nën kujdesin e NATO-s

Pas kërcënimeve të Trump/ Berlini reagon: Groenlanda nën kujdesin e NATO-s

Ministri i Jashtëm gjerman, Johannes Vandeful, deklaroi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për forcimin e mbrojtjes së saj, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.

Deklarata e tij vjen pas përsëritjes së kërcënimeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për marrjen e kontrollit të Groenlandës, një qëndrim që ka shkaktuar shqetësim mes aleatëve të NATO-s. Këto shqetësime janë rritur edhe më tej pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë dhe rrëzimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Lituani, Vandeful theksoi se Groenlanda i përket Danimarkës dhe, për rrjedhojë, përfiton mbrojtje përmes aleancës euroatlantike. “Meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, është nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Nëse ka kërkesa për forcimin e mëtejshëm të kësaj mbrojtjeje, kjo duhet të diskutohet brenda kornizës së Aleancës,” u shpreh ministri gjerman.

Ai komentoi gjithashtu zhvillimet në Venezuelë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e largimit të Nicolas Maduros dhe duke theksuar se e ardhmja e vendit duhet të përcaktohet nga populli venezuelian përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Donald Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të marrë kontrollin e Groenlandës, një ide që ai e artikuloi për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë presidencial, por që tashmë ka rikthyer tensione në skenën ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat