Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka refuzuar ankimimin e Partisë Demokratike lidhur me pretendimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.
Argumentet e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Franci Nuri, nuk bindën trupën gjyqësore, e cila vendosi që procesi zgjedhor në këtë qark të jetë i rregullt dhe të lejojë certifikimin final të rezultateve.
Sipas rezultatit zyrtar, 37 mandatet e qarkut të Tiranës janë ndarë në këtë mënyrë: 19 mandate për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.
Ky vendim i Kolegji Zgjedhor hap rrugën për konfirmimin dhe shpalljen përfundimtare të deputetëve që do të përfaqësojnë qarkun më të madh të vendit në Parlament.