KreuAktualitetPD nuk arrin të anulojë zgjedhjet në Tiranë/ Kolegji jep vendim përfundimtar

PD nuk arrin të anulojë zgjedhjet në Tiranë/ Kolegji jep vendim përfundimtar

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka refuzuar ankimimin e Partisë Demokratike lidhur me pretendimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Argumentet e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Franci Nuri, nuk bindën trupën gjyqësore, e cila vendosi që procesi zgjedhor në këtë qark të jetë i rregullt dhe të lejojë certifikimin final të rezultateve.

Sipas rezultatit zyrtar, 37 mandatet e qarkut të Tiranës janë ndarë në këtë mënyrë: 19 mandate për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

Ky vendim i Kolegji Zgjedhor hap rrugën për konfirmimin dhe shpalljen përfundimtare të deputetëve që do të përfaqësojnë qarkun më të madh të vendit në Parlament.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat