back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet“PD nuk është më parti politike”/ Edvin Kulluri kritikon përzgjedhjen e opozitës...

“PD nuk është më parti politike”/ Edvin Kulluri kritikon përzgjedhjen e opozitës për Tiranën

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar zhvillimet e fundit politike, pas shpalljes së kandidaturës së aktorit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës, të mbështetur nga Partia Demokratike dhe forca të tjera opozitare.

Në një intervistë për emisionin “Log” në News24, Kulluri tha se ky kandidim është tregues i një krize të thellë brenda PD-së, e cila, sipas tij, nuk funksionon më si një parti politike.

“PD nuk e vret mendjen fare për zgjedhjet e 9 nëntorit. Është në një pikiatë elektorale të rregullt. Nuk është më parti që bashkon njerëz me projekte apo interesa historike të përbashkëta. Njerëzit qëndrojnë aty vetëm nga inercia,” u shpreh Kulluri.

Ai ironizoi përzgjedhjen e një kandidati nga bota e artit, duke theksuar mungesën e përgatitjes për të menaxhuar një bashki të madhe si Tirana.

“Kur Berisha tha kemi zgjedhur një artist të madh, mendova se ishte ngritur e madhja Vaçe Zela, Inva Mula apo Ali Oseku. Me gjithë respektin për Florjanin, artistët e mëdhenj kanë një kontribut të madh. Por këtu po flasim për administrimin e një qyteti me buxhet 250 milionë euro, jo për shfaqje kabareje,” tha ai.

Kulluri shtoi se problemi kryesor i opozitës nuk lidhet me emrin e kandidatit, por me mungesën e reflektimit dhe strategjisë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

“PD humbi me 500 mijë vota dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në vend që të përballen me këtë realitet, luajnë lojën e ‘kuj t’i ngecë derri’. Kjo nuk është më as politikë, as poker, por thjesht shpërndarje faji,” theksoi ai.

Duke e konsideruar garën për Tiranën si më politike se çdo tjetër, Kulluri vuri në dukje mungesën e seriozitetit të opozitës në qasjen ndaj saj.

“Kur nga njëra anë kemi një kandidate si Manastirliu që pranon se nuk u pyet fare për kandidimin, dhe nga ana tjetër kemi një kandidaturë që vjen pa histori administrative, kjo tregon për mungesë serioziteti. Florjan Binaj mund të jetë një qytetar i angazhuar, por kjo nuk mjafton për të drejtuar Tiranën,” përfundoi Kulluri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat