Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake rritjen pensioneve,.
Vetëm me 20 lekë në ditë, shkruan Tabaku në rrjete sociale, të moshuarit nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesës
“Pensionet shqiptare nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesë dhe kjo është një padrejtësi e madhe që po ju bëhet një brezi që ka dhënë gjithçka për këtë vend,” shkruan ndër të tjera ajo.
Sipas Tabakut, politikat aktuale fiskale dhe ekonomike favorizojnë një pakicë të privilegjuar, duke varfëruar shumicën e qytetarëve.
“Një skemë e dështuar pensioni, si kjo e miratuar në 2014-2015, nuk mund të sjellë të ardhura të dinjitetshme për qytetarët tanë në moshën e tretë,” përfundon Tabaku, reagimi.