Çmimi “Jakov Xoxa , mbështetet nga familja Xoxa, Fondacioni Jakov Xoxa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Agron Xoxa, djali i Jakov Xoxës, shprehet se ky çmim do të jepet për brezat e rinj.
“E gjej me shumë emocion këtë ditë. Ky çmim do të jepet për brezat e rinj, për letrarët e rinj të pas viteve ’90. Ndër kriteret kryesore do të jenë origjinaliteti dhe qëndrueshmëria e veprësk, humanizmi i spikatur, humanizmi dhe dhënia e copëzave të realitetit shqiptar, me të mirat dhe problemet e saj“, rrëfeu Agron Xoxa, djali i Jakov Xoxës.
Në konkurs mund të marrim pjesë autorë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe Diaspora. Çmimi do të jepet në muajin dhjetor, në një mbrëmje gala.
Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit 20.