back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPërmbytjet në Durrës “përfundojnë” në SPAK/ Kallëzohet Emiriana Sako

Përmbytjet në Durrës “përfundojnë” në SPAK/ Kallëzohet Emiriana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytet.

Kallëzimi penal është depozituar nga anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, dhe ka në shënjestër kryebashkiaken Sako, si edhe institucione të tjera shtetërore, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, në këtë çështje përfshihen gjithashtu Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës. Pretendohet se këto institucione dhe drejtuesit e tyre mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe kompetenca ligjore, duke ndikuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Në dokumentin e depozituar në SPAK theksohet se një hetim i plotë mund të zbulojë edhe vepra të tjera penale të kryera në bashkëpunim nga personat dhe institucionet e përfshira.

Kallëzimi penal referon Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Penal, si dhe legjislacionin për vetëqeverisjen vendore dhe administrimin e ujitjes dhe kullimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat