back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuSportiPlotësohen të gjitha vazot për Botërorin 2026/ Shqipëria rrezikon të “peshkojë” Serbinë...

Plotësohen të gjitha vazot për Botërorin 2026/ Shqipëria rrezikon të “peshkojë” Serbinë dhe dy rivalët e Nations League

Nations League mbrëmjen e djeshme mbylli raundin e 6 të sfidave dhe tashmë janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar vendin e parë, ato që do të luajnë “Play-Off” dhe ekipet që kanë rënë një ligë më poshtë.

Por gjithashtu pas mbrëmjes së djeshme janë mësuar edhe ndarja e ekipeve në vazo për Botërorin 2026. Kështu Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e 3-të, ndërsa si kundërshtarë të mundshëm mund t’i bien sërish Çekia, Ukraina apo dhe një përballje me Serbinë.

Shorti për kualifikueset e Kupës së Botës do të hidhet më 13 dhjetor, nga ku kuqezinjtë do të mësojnë edhe rivalët e tyre. Goglat do të përcaktojnë rivalët e Kombëtares dhe e fgjithë vëmendja më 13 dhjetor do të jetë në Zyrih.

Vazo 1: Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Turqi, Suedi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Çeki, Norvegji

Vazo 3: Skocia, Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovicë, Mali i Zi, Izrael

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Lituani, Letoni

Vazo 5: Moldavi, Maltë, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtejn, San Marino

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat