Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të marrë pjesë në seancën paraprake.
Gjatë kësaj seance do të vendoset nëse çështja ndaj tij do të kalojë për gjykim.
Dogjani, i akuzuar për fshehje pasurie, deklaroi para gazetarëve para hyrjes në gjykatë: “Pres drejtësi.”
Sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), deputeti akuzohet për deklarim të rremë lidhur me përfitimin e një apartamenti.