back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaPresidenca kujton Xhemail Mustafën: Vrasja e tij një plagë e hapur, drejtësia...

Presidenca kujton Xhemail Mustafën: Vrasja e tij një plagë e hapur, drejtësia të vihet në vend


Sot u shënua 24-vjetori i vrasjes së aktivistit politik e intelektualit, Xhemail Mustafa.

E Presidenca e ka kujtuar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.   Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit. Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend. Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, thuhet në shkrimin e Presidencës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat