back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPresidenti i KE- Ramës: Fitorja e zgjedhjeve, konfirmim për rrugën në BE

Presidenti i KE- Ramës: Fitorja e zgjedhjeve, konfirmim për rrugën në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa përgëzoi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i madh gjeopolitik, është momenti i duhur.

Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore.

Anëtarësimi në BE është angazhimi ynë i përbashkët. Sytë t’i mbani drejt këtij objektivi. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës.

Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat