back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetProcesi i SPAK/ Berisha: Ambasadorët u përfshinë për të neutralizuar dorën e...

Procesi i SPAK/ Berisha: Ambasadorët u përfshinë për të neutralizuar dorën e Ramës

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, komentoi procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, duke e lidhur atë edhe me votimin e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.

Berisha u shpreh se prania e ambasadorëve gjatë votimit sinjalizoi, sipas tij, se qeveria nuk i kontrollon plotësisht zhvillimet në institucionet e drejtësisë.

“Lë shumë të dyshohet se ajo u bë për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe anëtarëve të KLP-së,” deklaroi Berisha, duke shtuar se pjesëmarrja e përfaqësuesve diplomatikë kishte qenë më e dukshme se në raste të mëparshme.

Sipas tij, ky ishte një mesazh që qeveria dhe kryeministri Edi Rama “të mos vepronin si në rastin e Endri Shabanit dhe kandidatëve që ai donte”.

Berisha akuzoi kryeministrin se ka “zëvendësuar respektimin e kritereve me lobime korruptive”, duke lënë të kuptohet se proceset e zgjedhjeve institucionale po ndikohen politikisht.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat