back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaProjektbuxheti 2026 sjell rritje pagash për të gjithë hierarkinë policore

Projektbuxheti 2026 sjell rritje pagash për të gjithë hierarkinë policore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar sot se Projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, e cila do të hyjë në fuqi nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Në një postim nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, Balla tha se rritja do të prekë të gjitha nivelet hierarkike, “nga inspektori i thjeshtë deri tek drejtuesit e lartë”.

Sipas tij, pagat bazë dhe shtesat për kushtet e punës dhe ushqimin do të rriten ndjeshëm, duke e çuar pagën mesatare për drejtuesit e parë deri në 171,500 lekë.

“Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike,” u shpreh Balla, duke theksuar se qeveria është e angazhuar në rritjen e mirëqenies së punonjësve të uniformave blu.

Rritja e pagave vjen në kuadër të politikave buxhetore të qeverisë për vitin 2026, të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe përmirësimin e kushteve të punës në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat