back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Prokurorët, objekt kërcënimi nga krimi i organizuar”/ Dumani: Rastet po shtohen dhe...

“Prokurorët, objekt kërcënimi nga krimi i organizuar”/ Dumani: Rastet po shtohen dhe bëhen më shqetësuese

Prokurorët e posaçëm janë kthyer në objekt kërcënimi nga eksponentë të krimit të organizuar, tha kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP.

Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, rastet e kërcënimeve janë shtuar dhe po bëhen më shqetësuese.

“Prokurorët kanë qenë objekt kërcënimi nga krimi i organizuar. Rastet po bëhen më të shumta dhe më shqetësuese”, tha Dumani.

Për ta përmbledhur sidomos në ndryshimet e dhjetori 2023 për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike dua të vlerësoj kontributin dhe vlerësimin e policisë së shtetit që deri më tani kanë marrë të gjithë masat e duhura në mbrojtje të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, kur ata kanë qenë të ekspozuar nga rreziqet e krimit të organizuar”, shtoi ai.

Edhe gjatë renditjes së problematikave, ai tha se SPAK po përballet me presion të jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë.

“Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim me i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK“, tha Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat