Me 26 nëntor, Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës.
Kështu njoftoi një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha.
Sot është mësuar edhe për orarin e protestës, që do të nisë në orën 17:00.
Protestës po i paraprin një takim i Berishës me drejtuesit e qarqeve që do të mbahet pasditen e sotme.
Gjatë takimit pritet të diskutohet për detaje të protestës, aksionin opozitar si dhe përfshirjen e sa më shumë qytetarëve.