back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtestat e radhës/ Berisha zbardh planin dhe objektivat

Protestat e radhës/ Berisha zbardh planin dhe objektivat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një fazë të re protestash, duke deklaruar se Parlamenti, Kryeministria dhe Surreli do të jenë në fokusin kryesor të aksionit opozitar.

Gjatë një deklarate për mbështetësit e tij, Berisha u shpreh se “bashkëluftëtarët” e tij po bëjnë njohjen e terrenit, me qëllim organizimin e protestave të ardhshme që, sipas tij, do të jenë të fuqishme dhe të pandalshme. Ai theksoi se këto tre institucione përfaqësojnë “qendrat e krimit”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për kapje të pushtetit dhe ndërtim të institucioneve mbi, sipas tij, farsën elektorale.

Berisha e cilësoi Parlamentin si të pushtuar nga Rama, Kryeministrinë si “ndërtesë krimi”, ndërsa Surrelin e përmendi si simbol të aferave dhe skandaleve të qeverisë. Sipas tij, protestat do të zhvillohen me radhë në këto pika dhe do të jenë pjesë e një strategjie të vazhdueshme opozitare.

“Nuk ka shpëtim. Edi Rama është në rrethim. Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne”, deklaroi Berisha, duke theksuar se opozita është e vendosur të vijojë përballjen politike deri në largimin e kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat