back to top
13 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaProvat e reja fundosin Veliajn/ Apeli i GJKKO-së e lë në burg

Provat e reja fundosin Veliajn/ Apeli i GJKKO-së e lë në burg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj.

Por, gjykatësi Engert Pëllumbi ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliaj në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Ndërkohë gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule.

Ndërkohë gjykata ka ndryshuar masën për biznesmenin Elman Abule nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Vendimi i Apelit të GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:
  • Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;
  • Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
  1. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat