back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS i “fal” Avokatin e Popullit, opozitës

PS i “fal” Avokatin e Popullit, opozitës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi nga Kryesia e Kuvendit se PS nuk do të propozojë asnjë kandidat për Avokatin e Popullit, por do të mbështesë emrat që do të propozojë opozita.

Balla sqaroi se mazhoranca do të presë të mbarojë afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për të dhënë fjalën e saj përfundimtare. “Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Është më e mira që të votojmë një nga kandidatët e propozuar nga opozita. Nuk i kam parë të gjitha kandidaturat, por pasi të kemi listën e plotë do të vlerësojmë nëse i përmbushin kriteret,” tha Balla.

Ai shtoi se mazhoranca nuk po investohet me mbështetje për ndonjë kandidat specifik, por shpreson që Partia Demokratike dhe kandidatët që ka mbështetur me firma, të kenë mbështetjen edhe të Kuvendit. “Dua që Kuvendi të zgjedhë një Avokat të Popullit nga opozita, i mbështetur edhe nga qeveria. Kjo do të jetë vazhdimësi e një tradite të konsoliduar parlamentare,” përfundoi Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat