Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, avokati Eridian Salianji, ka reaguar lidhur me padinë e koalicionit PD-ASHM për rrëzimin e vendimit të KQZ mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Salianji theksoi se kërkesa e opozitës nuk ka asnjë bazë formale apo thelbësore. Sipas tij, sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor, shpallja e rezultatit bëhet vetëm pas përfundimit të procesit të ankimeve.
“Ankimet që opozita ka ngritur janë shqyrtuar 12 herë nga Kolegji Zgjedhor dhe të gjitha janë rrëzuar. Do të ishte në nder të avokatit të PD të tërhiqte kërkesë-padinë, pasi ajo çfarë kërkon është hetuar dhe gjykuar nga Kolegji Zgjedhor 12 herë”, deklaroi Salianji.