back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPse Florjan Binaj nuk mund të sfidojë Bashkinë e Tiranës?

Pse Florjan Binaj nuk mund të sfidojë Bashkinë e Tiranës?

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, komentoi mbi situatën politike në Tiranë dhe mundësitë e kandidatëve në një hipotetik përballje mes Ogerta Manastirliut dhe Florjan Binajt.

Braçe u shpreh se Binaj nuk do të kishte ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se qyteti ka nevojë për seriozitet, burime njerëzore dhe një program të qartë për zgjidhjen e problemeve reale.

“Jo, nuk besoj. Po të marrësh opozitën të gjithë bashkë, jemi 50.4% me 49.60%. Nuk mendoj se ky djali do të ngushtonte gjë. Nuk mendoj se do të fitonte, bashkia është çështje serioze. Ka nevojë për seriozitet,” – tha Braçe.

Ai shtoi se një program i suksesshëm duhet të jetë pro zgjidhjeve, jo kundër dikujt, dhe të adresojë problematikat e qytetit si trafiku, shërbimet publike dhe ekuilibri urban.

“Ka nevojë për burime njerëzore, mbështetje të qartë, politike dhe popullore dhe një program që zgjidh. Edhe unë kam marrëdhënie me ndërtimtarinë në këtë qytet, e cila nuk është në ekuilibër me jetën e banorëve apo me shërbimet publike. Me trafikun, çdo gjë,” – tha deputeti.

Braçe vlerësoi rëndësinë e qeverisjes serioze në kryeqytet dhe theksoi nevojën për një program që ofron zgjidhje reale për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat