back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPse Ndrea Pendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21...

Pse Ndrea Pendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21 janarit?/ Flet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli pas rreth dy orësh nga selia e SPAK, ku u pyet në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, të cilat ai i konsideron një krim shtetëror.

Në një deklaratë për mediat, Berisha hodhi dyshime mbi audiopërgjimin e përdorur si provë:
“Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por deri te presidentë të SHBA-së, si Obama. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh? Është zero, njësoj si shiriti i Metës.”

Kur gazetarët e pyetën se kush ka dhënë urdhrin për të qëlluar, Berisha u përgjigj shkurt:
“Ai urdhër është në mendjen tuaj.”

Ish-kryeministri iu përgjigj edhe një pyetjeje për shfaqjen publike të shefit të Gardës, Ndrea Prendi, me sy të nxirë:
“Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ka bërë të pamundurën për të përmbushur detyrën ligjore.”

Berisha thekson se prova kryesore, përfshirë audiopërgjimet, nuk mund të konsiderohen të besueshme, duke ngritur dyshime mbi manipulimin e hetimeve për qëllime politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat