Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, rampës në drejtimin Tiranë → Aeroporti i Rinasit do t’i bllokohet qarkullimi i mjeteve përkohësisht.
Bllokimi do të vijojë në datat 13 dhe 14 janar 2026, në intervalin 20:00 – 06:00.
Për të shmangur pengesat, qarkullimi drejt Aeroportit të Rinasit do të kryhet përmes rrugëve alternative:
Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
Rruga dytësore
Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari
Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për kujdes maksimal drejtuesve të mjeteve dhe respektim të sinjalistikës gjatë orarit të bllokimit.



