back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetQarkullimi i makinave me grafik/ Balluku sqaron se si do të funksionojë

Qarkullimi i makinave me grafik/ Balluku sqaron se si do të funksionojë

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku tha se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane.

Sipas saj është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021dhe që është aplikuar.

Më tej Balluku deklaroi se gjatë muajit gusht janë krijuar fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e  premtja deri të hënën në mëngjes.

“E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin.

Praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë”, ka thënë Balluku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat