back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“QSUT pa analiza pas datës 20?”/ PD kërkon llogari nga ministrja

“QSUT pa analiza pas datës 20?”/ PD kërkon llogari nga ministrja

Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si një tjetër skandal me koncesionin e laboratorëve, duke pretenduar se problematikat për qytetarët vijojnë edhe pas kalimit të tij në administrim shtetëror.

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Bardh Spahia u shpreh se qytetarët po përballen me vështirësi për të kryer analizat laboratorike, duke e cilësuar situatën shqetësuese.

Për këtë arsye, opozita ka kërkuar zhvillimin e një interpelance në Parlament me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.

“Partia Demokratike kërkon një interpelancë në Parlament. Vetë ministrja e ka pranuar publikisht se qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat”, deklaroi Spahia.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po synon përfitime edhe në këtë rast, duke i bërë thirrje SPAK të nisë hetimet për këtë çështje.

“Pse SPAK nuk heton koncesionin e laboratorëve? Ministria e pranoi vetë situatën. Kërkojmë hetimin e këtij rasti”, u shpreh deputeti demokrat.

Deklarata e opozitës vjen në një kohë debatesh për funksionimin e shërbimeve laboratorike dhe aksesin e qytetarëve në to.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat