back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet që po zhvillon Prokuroria e Fierit ndaj kompanisë Bankers Petroleum Albania, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për procesin.

Gjatë një komunikimi virtual me qytetarët, Rama deklaroi se shteti ka fituar një arbitrazh kundër Bankers, duke vënë në dukje se kompania i detyrohet Shqipërisë 240 milion euro. “Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika,” tha kryeministri.

Ai shtoi se nuk ka asnjë problem personal me Bankers Petroleum apo me personat që e kanë themeluar apo që lidhen me kompaninë.

Hetimi i Prokurorisë së Fierit për Bankers Petroleum Albania ka nisur në dhjetor 2024 dhe fokusohet në dyshimet për skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe fshehjen e të ardhurave. Sipas organit të akuzës, kompania ka tregtuar mbi 532 miliardë lekë karburant gjatë 20 viteve të fundit, por ka deklaruar humbje në vlerën e 11.7 miliardë lekëve, duke shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme shtetit shqiptar.

Në kuadër të hetimeve, nëntë persona janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat