back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRama “hap thesin” e premtimeve elektorale/ Linjë ajrore Shqipëri-SHBA

Rama “hap thesin” e premtimeve elektorale/ Linjë ajrore Shqipëri-SHBA

Kryeministri Edi Rama  ka thënë se aeroporti i Rinasit është në diskutime me një kompani amerikane për të mundësuar fluturime direkte SHBA-Shqipëri.

Sipas tij po zhvillohen negociatat, por ende nuk ka data se kur mund të ndogjë një gjë e tillë.

Pavarësisht se s’ka asnjë afat kohor apo se mund të jetë një premtim elektoral, Rama u premtoi shqiptarëve të Nju Jorkut se fluturimi i parë do jetë padyshim në Neë York.

“Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritje” më të madhe në Europë dhe aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane DELTA për të nisur fluturime direkt nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë, ndërkohë që ne po bëhemi gati të hapim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, që do jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon. Me Air Albania apo diskutojmë për të mundësuar një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania dhe fluturimin e parë, kur do ndodhë nuk e di. Fluturimin e parë do ta bëjmë patjetër në Neë York. E sigurt është që koha e gjatë që ju keni pritur për ta patur një fluturim të drejtpërdrejtë me Shqipërinë nuk do jetë më aq e gjatë dhe besoj se në një kohë të arsyeshme do ta realizojmë dhe do ta sjellim avionin këtu. DELTA ka shprehur interes, sepse edhe tur-operatorët në Amerikë kanë interes në rritje për të vizituar Shqipërinë në mënyrë direkte”, është shprehur Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat