back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama ironizon gjyqtarët dhe prokurorët/ “Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”

Rama ironizon gjyqtarët dhe prokurorët/ “Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish prokurorët dhe gjyqtarët, duke komentuar zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe duke e lidhur me projektet me kosto të lartë financiare që përfshijnë shpronësime.

Rama tha se sistemi i ri i drejtësisë, edhe pse herë pas here sjell “surpriza”, mbetet pjesë e një procesi transformimi. “Ky është rasti ideal, tani që jeni përfshirë edhe ju, të shkojmë të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”, deklaroi ai me ironi.

Duke folur për projektin që kërkon investime të mëdha, kryeministri theksoi rëndësinë e respektit për rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Cilido që të jetë gjykatës, duhet të ndihet i respektuar, edhe kur sheh muret përreth. Jo vetëm të kuptojë çfarë do të thotë të jesh prokuror apo gjyqtar, por edhe ambienti t’i kujtojë se është i privilegjuar nga ky shtet. Është privilegj të bësh këtë punë”, shtoi Rama.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur drejtësia shqiptare po përballet me transformime dhe kritika të vazhdueshme për mënyrën e funksionimit të institucioneve gjyqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat