Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin e ri për menaxhimin e plazheve, duke paralajmëruar se fenomeni i shezlongëve të vendosur krah për krah nuk do të tolerohet më.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Kavaja, ku theksoi nevojën për një bashkëpunim të sinqertë për të frenuar ndërtime të reja që po zënë hapësirën e pishave. Ai gjithashtu bëri një thumb ndaj kryetarit të Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, duke thënë me humor: “Rrofsh, hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë”.
Kryeministri njoftoi se shumë shpejt do të publikohet plani i ri për bregdetin, ku disa plazhe do të kalojnë nën administrimin e plotë të bashkive. Ai specifikoi se dy prej plazheve të përfshira tashmë janë Ksamil dhe Dhërmi.



