Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka plotësuar sot vakancat e krijuara në pesë këshilla bashkiakë. Kandidatët e zgjedhur janë:
Këshilli i Bashkisë Tiranë: Fatjon Bathorja, nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Këshilli i Bashkisë Dibër: Aida Murrja, nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Këshilli i Bashkisë Vorë: Lavdurije Shahini, nga lista shumemërore e Partisë “Fryma e Re Demokratike”
Këshilli i Bashkisë Belsh: Avni Shtylla, nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Këshilli i Bashkisë Rrogozhinë: Dhurata Meka, nga lista shumemërore e Partisë Republikane Shqiptare
Gjithashtu, Komisioneri shqyrtoi verifikimet e Prokurorit të Përgjithshëm për dy kandidatë: Euglen Gjini, për deputet në Qarkun Fier, dhe Ilir Mollaj, për anëtar të Këshillit të Bashkisë Mirditë. Në të dy rastet, procedurat administrative u deklaruan të përfunduara pa vendim përfundimtar, pasi vlerësimi tregoi se ato kishin humbur objektin dhe qëllimin e tyre para ditës së zgjedhjeve.



