back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRama: Jemi 100% me energji të gjelbër, drejt sovranitetit energjetik në 2028

Rama: Jemi 100% me energji të gjelbër, drejt sovranitetit energjetik në 2028

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku ka folur për arritjet dhe objektivat e Shqipërisë në fushën e energjisë së rinovueshme.

Rama u shpreh se Shqipëria është një vend me fat, pasi prodhimi i energjisë nuk varet nga hidrokarburet, por nga burimet natyrore të rinovueshme. Ai theksoi se aktualisht vendi ynë renditet në nivelet më të larta për përdorimin e energjisë së gjelbër, duke siguruar 100 për qind energji të ripërtëritshme.

Sipas kryeministrit, varrma theksoi se burimet hidrike, ndonëse të rëndësishme, e bëjnë vendin të varur nga kushtet klimatike dhe reshjet e shiut, çka në vite të thata e detyron Shqipërinë të importojë energji nga jashtë.

“Kemi burime ujore dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme, por kjo do të thotë se varemi nga humori i Allahut. Kur nuk ka reshje, detyrohemi të importojmë energji dhe kjo është e vështirë,” u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka investuar ndjeshëm në energjinë diellore dhe atë të erës, me qëllim garantimin e pavarësisë energjetike.

“Gjatë kësaj dekade kemi bërë të mundur investime serioze në energjinë diellore dhe të erës, në mënyrë që të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit. Plani po ecën mirë dhe besoj se në fund të vitit 2028 do të jemi sovranë dhe nuk do të blejmë më energji nga jashtë,” deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për bashkëpunimin strategjik ndërkombëtar në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke vlerësuar rolin e udhëheqjes dhe vizionit përtej kufijve kombëtarë.

Sipas tij, ky bashkëpunim synon jo vetëm zhvillimin e Shqipërisë, por edhe ndikimin pozitiv në jetën e qindra miliona njerëzve përtej kufijve të një vendi të vetëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat