back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej/ KAS: Celibashi s’duhet...

Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej/ KAS: Celibashi s’duhet ta kishte lejuar

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur sot se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Ky vendim i KAS, i cili u votua nga të 5-të anëtarët e tij, u mor pas ankimimit të Qëndresës Qytetare.

Kjo e fundit i kishte kërkuar fillimisht kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, që ta ndalonte mbajtjen e takimit të kryeministrit Rama me punonjësit e bashkisë, por ai e cilësoi atë si komform ligjit zgjedhor vetëm 4 orë para se të zhvillohej.

Më pas Qëndresa Qytetare ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Në kërkesën e saj, Qëndresa Qytetare argumenton se aktiviteti duhet të ishte raportuar në KQZ, pasi zhvillohet brenda periudhës katërmujore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për raportimin e veprimtarive publike të qeverisë.

Njoftimi i KQZ -së:

𝐊𝐀𝐒 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐫. 𝟏𝟐𝟗 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐒𝐇𝐙

Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 3 depozituar nga Qendra “Qendresa Qytetare” me objekt” “Shfuqizimi i Vendimit nr. 129, datë 20.02.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS konstatoi mangësi si në kërkesën e organizatës “Qendresa Qytetare” drejtuar KShZ, ashtu edhe në vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për shkak se nga rrethanat e faktit rezultoi se aktiviteti i zhvilluar në datën 20.02.2025, në ora 16:30 në sheshin “Skënderbej” ishte i ndryshëm nga aktiviteti i raportuar në platformën e KQZ-së dhe për rrjedhojë procedimi administrativ duhet të ishte zhvilluar i orientuar në lidhje me këtë fakt. Për këtë shkak, KAS vendosi shfuqizimin e vendimit të Komisionerit me nr. 129, datë 20.02.2025.

Arsyet e hollësishme të vendimmarrjes do të gjenden në vendimin e zbardhur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat