back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama: Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria...

Rama: Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet

“Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet”- Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores.

Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës të një kapeleje fake Shqipëria zgjodhi yjet.

Mes korit tonë për Evropën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tiki take rreth e rrotull Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri.

Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira gjerë më sot për mua…Më është e pamundur të them me goj gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritjeje të tillë, e cila është historike jo për përmasën e fitores së PS po mbi të gjitha për momentin historik ku kjo fitore mori jetë.

Falenderim të veçantë për shqiptarë nëpër botë, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës.

Ka qenë një ushtrim, i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një ndër më të lartë në votimet e diasporës që kemi parë në europë. Shumë faleminderit nga zemra”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat